Ndeshja e parë dhe goli i parë. Omar Imeri nga Shkupi bën debutim ëndrrash për fanellën e Kombëtares U21 të Shqipërisë, duke realizuar gol në ndeshjen e parë që e luan me “kuqezinjtë”. Në miqësoren e mbrëmshme që zhvilluan shpresat e Shqipërisë ndaj Maltës, të cilën e fituan të përzgjedhurit e Alban Bushit me rezultat 2:0, në golin e dytë ishte autor Imeri, duke realizuar nga penalltia. Ai pas kësaj ndeshje shpreh kënaqësinë dhe emocionet të paraqitjes dhe golit të parë në Kombëatare.
“Është një ndjenjë e papërshkruar të debutoj për Kombëtaren kuqezi dhe të shënoi gol. Jam ende me emocione, pasi është diçka që nuk thuhet me fjalë, por vetëm ndjehet. Jam shumë i kënaqur njëherit që mu dha shansi të luajë dhe pastaj u mundova që të bëj paraqitje më të mirë në terren, ku dhe arrita edhe golin”, tha fillimisht Omar Imeri enkas për “InfOSport.mk”
Shkupjani tashmë ka realizuar ëndrrën e tij, ndërsa sqaron se çdo herë jep maksimumin nga vetja dhe do të jetë në dispozicionin e seleksionuesit për të ndihmuar Kombëtaren.
“Në çdo ndeshja jam i fokusuar dhe i koncentruar që të jap maksimumin. Ka qenë një ëndërr për mua që të luaj për Kombëtaren dhe ja ajo mu realizua. Kam besim të plotë tek vetja, por besoj që kam fituar edhe besimin e trajnerit, pasi pjesa tjetër i takon atij, unë jam çdo herë i gatshëm për Kombëtaren”, shprehet mesfushori i shpresave.
Për Omar Imerin ky ishte grumbullimi i dytë me Kombëtaren e Shpresave, pasi edhe muajin e kaluar ishte i ftuar, por që nuk arriti të luajë për shkak problemeve me dokumentacionin./InfOSport.mk
Goli i Omar Imerit ne perballjen ndaj Maltës
Omar Imeri debuton me gol me fanellen e Kombetares shqiptareSHQIPERIA – MALTA 2:0(O. Imeri 45')
Публикувахте от infosport.mk в Петък, 16 ноември 2018 г.