Interes i ulët i tifozëve shqiptarë, skocezët mund të bëjnë ligjin në “Loro Boriçi”

Interesi i tifozëve shqiptarë për të ndjekur ekipin Kombëtar shqiptarë është ulur ndjeshëm. Mjafton të shikoni ndeshjet e fundit në shtëpi dhe krahasimi është i evitueshëm.

Ditën e sotme, Shqipëria do të përballet mes Skocinë në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës C së Kombëve.

Jo zyrtarisht mësohet se janë shitur vetëm 6 mijë bileta, 2 mijë prej të cilave u përkasin tifozëve skocez, të cilët kanë pushtuar Tiranën gjatë këtyre ditëve.

Edhe pse shqiptarët i lenë gjërat për në minutat e fundit, atmosfera në stadiumin e Shkodrës pritet të jetë e vakët, ndërsa nuk do ishte çudi që skocezët të bëjnë ligjin dhe të dominojnë ndaj publikut shqiptar!!!.

Ndeshja Shqipëri – Skoci starton në ora 20:45, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri rus, Bezborodov.

 

Leave a Reply