Xhek Bonaventura duhet të operohet për të zgjidhur problemin që ka me gjurin e majtë. E vetmja zgjidhje ka mbetur ndërhyrja kirurgjikale, një vendim i marrë në konsensus të plotë mes shoqërisë dhe futbollistit.
Operacioni i paraparë fatkeqësisht mesfushorin italian do të lë jashtë fushave të blerta nga 4 deri 5 muaj.
Ndërhyrja kirurgjikale është programuar në ditët në vijim e kjo do të thotë se Bonaventura do të mund të kthehet nën urdhrat e trajnerit Gatuzo vetëm në muajt mars ose prill të vitit 2019-të.
E gjithë kjo nënkupton se drejtuesit ‘kuqezi’ duhet të ndërhyjnë në merkato, për të siguruar shërbimet e një futbollisti që do të luante të njëjtin rol si të Bonaventuras, i cili praktikisht ka humbur këtë sezon, teksa Gattuso mund ta ketë në dispozicion vetëm për pak ndeshje në fund të kampionatit.