Mesut Ozil është një nga futbollistët më të paguar në historinë e Arsenalit, skuadër kjo që i paguan 30 vjeçarit rreth 400.000 euro në javë ose 21 milionë euro në vit. Por “gjëra të vogla” këto krahasuar me mega-ofertën e refuzuar nga ana e futbolistit turk me pasaportë gjermane….!!!
Sipas “Evening Standard”, Ozil ka refuzuar një pagë 1.15 milionë euro në muaj ose 60 milionë euro në vit, në Azi. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i Ozil, Sogut për gazetarët.
“Kishim vërtet oferta të majme nga Azia, ishin oferta të çmendura, por për Mesut, paraja nuk ka qenë kurrë faktor i rëndësishëm.”
“Ai vendosi me zemër. Ne ishim të lirë edhe për klube të tjera, por ai donte këtë klub. Ja lash në dorë atij dhe më tha që ajo ishte shtëpia e tij, kështu që dëshironte të qëndronte aty.”