Sulmuesi i Barcelonës Lionel Mesi, ishte një nga protagonistët e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Markas”. Mesi për herë të pestë shpallet si golashënuesi më i mirë i La Ligas, pasi shënoi 34 gola në 36 ndeshje sezonin e kaluar, shifra që gjithashtu ia mundësuan atij të fitojë për herë të pestë edhe “Këpucën e Artë” në ligat më të forta evropiane.
Në anën tjetër Jan Oblak fitoi çmimin “Zamora” i cili i dedikohet portierit që ka pësuar më pak gola gjatë sezonit të kaluar.