Njëri ndër më të mirët e futsalit vendor, Ferid Agushi është transferuar te futsal Prishtina. Këta të fundit kanë firmosur me lojtarin nga Kumanova dhe e kanë prezantuar para mediave si përforcimin më të madh.
“Mendojë që kam zgjedhur klubin e duhur për tu transferuar. Ndjehem mirë këtu, pasi e njoh këtë skuadër edhe më herët, ndërsa bashkohem edhe me lojtarë që kemi luajtur në të kaluarën së bashku. Shpresojmë të bëjmë më të mirën këtu te Prishtina, ashtu siç dimë ne”, thotë enkas për “infOSport.mk” Ferid Agushi.
Agushi regjistron mbi 50 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë në futsal, ndërsa gjithashtu ka zhvilluar edhe 70-të ndeshje në garat e Ligës së Kampionëve me skuadra të ndryshme. Ferid Agushi te Prishtina do të gjejë edhe bashkëlojtarët tjerë nga Maqedonia si Taulant Ismaili, i cili ditë më parë u prezantua te skuadra nga kryeqendra kosovare, e cila më herët për vete kishte bërë edhe ish treshen e Futsal Shkupit, Erkan Seferin, Eljesa Nezirin dhe portierin Bujar Asani./InfOSport.mk