Skuadra e njohur angleze e Uest Hamit dëshiron ta huazojë Gabriel Barbosa nga Interi, raporton “Sport Mediaset”.
Gabriel aktualisht po luan tek Santosi i Brazilit në formë huazimi nga skuadra italiane, e cila mbeti e pakënaqur me performancën e brazilianit, i cili te ‘neroaxurrët’ kishte ardhur si një përforcim shumë i madh.
Vetëm pas disa muajve të kaluar në futbollin brazilian, Gabigol si duket që në merkaton e janarit sërish do ti rikthehet futbollit europian.
Këtë herë Gabriel do të shijoj emocionet e Premierligës, një ndërsa ligat më të forta europiane, kjo pasi drejtuesit e Uest Hamit thuhet se kanë nisur negociatat me Interin për huazimin e brazilianit.
Ndryshe, Gabriel është duke u monitoruar edhe disa klube tjera europiane, që gjithashtu dëshirojnë të shohin atë në rradhët e tyre.