Genç Kalemler dhe Labunishti bëjnë paqe

Ndeshja e parë e javës së 13-të në Ligën e Dytë – Perëndim midis Genç Kalemler dhe Labunishtit është mbyllur me barazim pa gola, njofton ‘infOSport.mk’.

Ndeshja e zhvilluar në Gostivar ishte mjaft dinamike, ku të dyja skuadrat krjuan rastet e tyre, megjithatë në asnjë mënyrë nuk arritën që të gjejnë rrugën e duhur drejt golit kundërshtarë. Vendasit ishin më kërkues, duke kërkuar vazhdimisht golin, mirëpo pa rezultat, pasi në fund ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura dhe me nga një pikë për secilën skuadër.

Labunishti edhe me këtë barazim mbetet lider, tashmë me 24 pikë, dy më shumë se Struga Trim Lum që të dielën kundër Pelisterit do të tentojë fitoren dhe rikthimin në pozitën e parë.

Leave a Reply