Migjen Sherifi: Të gatshëm e presim ndeshjen ndaj Genç Kalemler

Të enjten Genç Kalemleri dhe lideri aktual, Labunishti do të zhvillojnë ndeshjen e parë të javës së 13-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton ‘infOSport.mk’. Është kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, në të cilën të dyja skuadrat futen me shumë optimizëm, sidomos pas fitoreve të tyre të fundit. Genç Kalemler regjistroi një fitore të madhe në derbin lokal ndaj Gostivarit, teksa Labunishti falë fitores 2:0 ndaj Skopjes arriti që të marrë kryesimin në renditje.

‘Genç Kalemler  është një skuadër e fortë, që posedon shumë kualitet, megjithatë ne si  në çdo ndeshje, edhe në këtë shkojmë për të fituar. Atmosfera në klub është në nivel, të gjithë futbollistët jemi të gatshëm për të dhënë më të mirën në këtë përballje, ashtu që shpresojmë që në fund të nxjerrim një rezultat pozitiv’ – tha enkas për infOSport.mk’, Migjen Sherifi.

Ky i fundit skuadrës së Labunishtit iu bashkua para 6 javëve, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një nga futbollistët kyç, duke qenë titullarë në çdo ndeshje. Ai me ekipin e Labunishtit numëron edhe dy gola.

Leave a Reply