Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve Europian, njofton ‘infOSport.mk’.
Skuadra e Crvena Zvezdës ka bërë befasinë më të madhe të ndeshjeve të sontme, duke mundur në stadiumin ‘Marakana’ Liverpullin e madh me rezultatin 2:0. Milan Pavkov (22’, 27’) ishte hero i skuadrës serbe, e cila regjistroi fitoren e parë në kukadër të grupit ‘C’, duke u barazuar me PSZH-në, të dyja skuadrat nga 4 pikë, me ekipin francez që ndeshjen e saj të xhiros së katërt do të duhet ta zhvillojë pas pak përballë Napolit.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të orës 18:55, Klub Bryzh demoloi Monakon e Tieri Henry, duke e mundur në Francë me rezultatin e thëllë 4:0.
Vanaken realizoi dy herë në rrjetën e skuadrës nga Principata, me golin e dytë që e realizoi nga penaltia në minutën e 17-të, ndërsa nga një gol shtuan edhe Uesli (24’) dhe Vormer (85’).
Me këtë fitore Bryzh përforcon pozitën e tretë në grupin ‘A’, aty ku pas pak do të zhvillohet edhe derbi i xhiros së katërt midis Atletiko Madridit dhe Borusia Dortmundit.