Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë heroin në Rumani, teksa në ndeshjen e ditës së premte mes U. Krajova 1948 CS dhe Poli Iasi, kundërshtari, Valentin Mihaila humbi ndjenjat në fushë pas një goditje në nofull.
Qaka i ndodhur shumë pranë kundërshtarit që humbi ndjenjat, nuk ka nguruar t’i japë ndihmën e parë, duke e kthyer në njërin krah 18-vjeçarin Mihaila.
Ky veprim e ndihmon personin që humb ndjenjat në lirim e frymëmarrjes, ndërsa më pas intervenuan edhe mjekët e të dyja skuadrave dhe ndihma e shpejtë që ndodhej aty në stadium, të cilët e transportuan me shpejtësi futbollistin drejt spitalit, aty ku gjendja e tij më pas u stabilizua.