Arsen Venger shihet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Milanit, pohon ‘France Football’, përcjellë ‘infOSport.mk’.
Kjo e përditshme me autoritet të madh, zbuloi se bisedimet mes të dyja palëve tashmë kanë filluar të zhvillohen.
Sipas tyre marrëveshja është shumë afër finalizimit dhe se francezi do të zëvendësojë Xhenaro Gatuzon në krye të ‘rossonerëve’.
BREAKING: Arsene Wenger has 'reached an agreement' with AC Milan to replace Gattuso 🔴⚫️ https://t.co/lHPFEcBfKx pic.twitter.com/0SoIutBLON
— SPORTbible (@sportbible) November 5, 2018
Për angazhimin e Venger po insistojnë pronarët e rinj të skuadrës ‘kuqezi’ nga Milano. Poll Singer dhe djali i tij Gordon janë fansa të flaktë të Arsenalit, skuadër kjo e cila për plotë 22 vite udhëhiqej nga Venger.
Nuk është aspak i rastësishëm edhe fakti se nga 1 dhjetori postin e drejtorit të ri sportiv do ta zë, Ivan Gazidis, i cili për vite të tëra kryente etyrën e shefit të përgjithshëm te skuadra londineze.
Gatuzo drejtimin e Milanit morri nëntorin e vitit të kaluar. Nën drejtimin e tij këtë edicion, Milani renditet në pozitën e katërt me 21 pikë, kjo falë edhe tre fitoreve të njëpasnjëshme.