‘Football Leaks’ ka zbuluar se Interi ka kaluar rregullat financiare të ‘Fair Play-it’ financiar duke nënshkruar zyrtarisht me Xherdan Shaqirin nga Bajern Munihu në vitin 2015-të.
Dokumentet u shfaqën në faqen zvicerane ‘Tagesanzeiger.ch’ dhe gazetën gjermane ‘Der Spiegel’ dhe janë pjesë e hetimit shumë-kombëtar të email-ave të hakuar të klubeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.com.
Në janar të vitit 2015, Interi po monitorohej me kujdes nga UEFA për statusin e tyre financiar të Fair Play dhe kështu ata nuk mundeshin të blejnë një lojtar për 15 milion euro në mes të sezonit, por arritën ta marrin Shaqirin falë një mashtrimi administrativ.
Zyrtarisht, Interi nënshkroi me Shaqirin për një huazim falas nga Bajerni me opsion blerje në fund të sezonit, i cili do të bëhej i detyrueshëm nëse kushtet e caktuara do të përmbusheshin.
Kjo tashmë ishte e njohur, por dokumentet e ‘Football Leaks’ tregojnë se ‘kushtet’ ishin në të vërtetë të pashmangshme, transmeton Telegrafi.com.
Klauzolat deklaruan se Interi duhej të paguante 15 milionë euro te Bajern Munihu nëse Shaqiri luan nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2015-të në një ndeshje miqësore ose zyrtare.
Një klauzolë tjetër, Interi do të duhej të paguante 15 milionë euro edhe nëse Shaqiri nuk shfaqet në një ndeshje të vetme për shkak të lëndimit apo pezullimit.
Në rast se ato nuk ishin të mjaftueshme, një klauzolë e tretë detyroi Interin të blinte Shaqirin nëse deri më 31 dhjetor ekipi do të ishte mbi pozitën e 17-të të tabelës së Serie A – me fjalë të tjera, jashtë zonës së rënies.
Në verën e vitit 2015 Interi papritmas nuk ka më besim tek Shaqiri, por e gjejnë veten në grep për 15 milionë eurot që duhej t’ia pagunin Bajernit dhe në këtë situatë, raportohet se ata u rreshtuan për një shitje të shpejtë dhe arritën ta dërgonin në Stouk Siti për shumën e 14.5 milionë euro më 11 gusht, transmeton Telegrafi.com.