Arbër Zeneli shënon gol në stilin alla Ronaldinjo (VIDEO)

Arbër Zeneli ka shënuar një super gol në takimin e sotëm të skuadrës së tij, Herenvenit ndaj FC Emen në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit holandez, njofton ‘infOSport.mk’. Reprezentuesi kosovar shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, e cila në fund nuk arriti që të nxjerrë më shumë se një barazim zhgënjyes. Megjithatë goli i Zenelit ishte një kryevepër, e cila na rikujtoi në golin e legjendës braziliane Ronaldinjo gjatë Botërorit të vitit 2002, kur thuajse në të njëjtën mënyrë, i kishte shënuar Dejvid Simanit të Anglisë.

Sot një gjë të tillë bëri futbollisti shqiptarë, Arbër Zeneli, për të cilin ishte ky vetëm goli i dytë në kampionatin holandez, pas atij që në xhiron e parë ndaj Cvoles, ndërkohë i dyti në vazhdimësi, pas atij në mesjavë në kuadër të Kupës kundër Groene Ster, ku kishte ndihmuar skuadrën e tij që të kalojë në raundin tjetër. Për më tepër ju ftojmë që përmes videove që kemi postuar të ndiqni golat e Ronaldinjos dhe të atij të shënuar sot nga Arbër ZENELI.

 

Leave a Reply