Futbollisti kumanovar, Taulant Seferi po kalon momente shumë të mira në futbollin zviceran me ekipin e Vintertur, duke gjetur edhe golin e katërt rradhazi në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Dytë Zvicerane, njofton ‘infOSport.mk’.
Seferi shënoi në ndeshjen ndaj Rapersvil, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 3:2.
Goli i Taulant Seferit ndaj Rapperswil
Goli i Taulant Seferit ndaj RapperswilVINTERTUR – RAPPERWIL 3:2
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 4 ноември 2018 г.
Sulmuesi i Kombëtares shpresa të Shqipërisë, shënoi golin e tretë në këtë takim, duke ekzekutuar në mënyrë të saktë penaltinë e akorduar në favor të vendasve në këtë ndeshje.
Në ato momente Vintertur avansoi me rezultatin 3:1, ndërsa deri në fund gjithçka që mundën të bëjnë mysafirët ishte goli i Guntensperger në minutën e 94-të.
Goli i sotëm ishte i 6-të gjithsej në 12 ndeshje të zhvilluara në kampionat, 5 prej të cilëve ka shënuar në 6 ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën ndodhet, duke pasur parasysh se dy gola të tjerë kishte shënuar edhe me Shqipërinë U21 në ndeshjen eliminatore ndaj Estonisë.