Shkëndija në takimin e sotshëm të javës së 13-të në Tetovë, mundi FC Shkupin me rezultatin 3:0, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë pozitive në përballjet ndaj skuadrës nga Çairi. Fitorja e sotme, ishte e 11-ta në 16 ndeshjet e fundit për Shkëndijën, që ka regjistruar vetëm një disfatë, ndërsa e njëjta ka gëzuar tej mase edhe trajnerin Qatip Osmanit, i cili përveç vlerësimit të futbollistëve për angazhimin e tyre në fushë, vlerësoi gjithashtu edhe grupin e tifozëve ‘Ballistët’, që sot ishin në një numër shumë më të madh në tribunën e tyre të zakonshme.
“Vetë loja në terren e tregoi rëndësinë e publikut. Unë gjithmonë kam thënë se ‘Ballistët’ janë shumë të rëndësishëm për ne si mbështetës, sepse prania e tyre vetëvetiu ndjehet edhe te futbollisttë pasi nuk është e njejtë të hyshë në lojë me një atmosferë si që e bëjnë ‘Ballistët’”, – tha Osmani.