Shkëndija ka mundur 3:0 FC Shkupin në ndeshjen më interesante të javës së 13-të në LPFM, duke çuar në 4 serinë e fitoreve të njëpasnjëshme, që kishte nisur që nga ndeshja ndaj rivalëve të mëdhenj të Vardarit.
Shkëndija avanson ndaj FC Shkupit
Shkëndija avanson ndaj FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 1:0(S. Fazli 15')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 4 ноември 2018 г.
Samir Fazli me golin debutues në kampionat solli epërsi 1:0 për Shkëndijën vetëm pas një çereku orë lojë, ndërsa pesë minuta para pauzës Izair Emini me kokë realizoi për 2:0.
SHKËNDIJA DYFISHON EPËRSINË NDAJ FC SHKUPIT
SHKËNDIJA DYFISHON EPËRSINË NDAJ FC SHKUPITSHKËNDIJA – FC SHKUPI 2:0(I. Emini 40')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 4 ноември 2018 г.
Pjesa e dytë solli administrim të ‘kuqezinjëve’ që dominuan me lojë dhe raste para portës së Aleksovskit, ndërsa mbyllën historinë e takimit 8-të minuta para fundit, kur Armend Alimi me një super gol nga ana e djathtë e zonës kundërshtare vendosi rezultatin final, Shkëndija 3, FC Shkupi 0.
Super goli i Armend Alimit dhe Shkëndija avanson me rezultatin 3:0 ndaj FC Shkupit
Super goli i Armend Alimit dhe Shkëndija avanson me rezultatin 3:0 ndaj FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 3:0(A.Alimi 82')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 4 ноември 2018 г.
Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e 6-të në 6-të përballjet e fundit me skuadrën nga Çairi, Shkupin, që javën që vjen në Çair do të mirëpret Vardarin.
Piërisht falë barazimit të këtyre të fundit në ndeshjen e sotme ndaj Bellasicës, Shkëndija morri kryesimin në renditje me 28 pikë, mirëpo vetëm për shkak gol averazhit më të mirë, pasi të njëjtin numër të pikëve ka edhe skuadra ‘kuqezi’ nga Shkupi.