Shkëndija ka gjetur golin e epërsisë përballë FC Shkupit në ndeshjen që në këto momente po zhvillohet ën stadiumin e qytetit të Tetovës, njofton ‘infOSport.mk’. Pas një rasti diskutabil në zonën e Shkëndijës në minutën e 10-të, Shkëndija në minutën e 15-të shënoi golin e parë me autorë Samir Fazli.
Sulmuesi shkupjan realizoi golin e parë me fanellën e Shkëndijës në një ndeshje kampionale në paraqitjen e tij të katërt, ndërsa gjithashtu kishte realizuan edhe në kuadër të Kupës në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Kozhuvit në Gjevgjeli.
Shkëndija avanson ndaj FC Shkupit
Shkëndija avanson ndaj FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 1:0(S. Fazli 15')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 4 ноември 2018 г.