Lavdrim Fazliu e sheh veten të gatshëm për sfidën e sotme ndaj Akademia Pandev. Talenti shqiptarë i Rabotniçkit mungoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Pobedës, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 3:1, ndërsa shpreson se do të vazhdojnë me fitore edhe në përballjen e sotme që do e zhvillojnë në Strumicë.
‘Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sidomos pas fitores së fundit ndaj Pobedës. Të gjithë jemi të gatshëm për të dhënë më të mirën edhe sot përballë Akademia Pandevit, edhe pse e dimë se përballë kemi një kundërshtarë shumë të fortë. Megjithatë neve dëshirojmë të dëshmojmë se jemi më të mirë se ata, ndërsa rastin e kemi sot, ashtu që nuk duhet lëshuar, pasi me fitore do jemi para tyre në tabelë’ – u shpreh enkas për ‘infOSport.mk’ talenti i Rabotniçkit, Lavdrim Fazliu, i cili këtë edicion numëron plotë 8 ndeshje me fanellën e ‘romantikëve’.
Ndeshja Akademia Pandev – Rabotniçki zhvillohet në stadiumin ‘Kukush’ në Turnovë të Strumicës me fillim në ora 13:30.