Genç Kalemler sundon qytetin e Gostivarit. Skuadra e trajnerit Birol Topçiu edhe në ndeshjen e dytë të sezoniti ndaj rivalit lokal, Gostivarit, doli fitues, njofton ‘infOSport.mk’. Doli të jetë kjo një super ndeshje me shumë kthesa në rezultat, por edhe me shumë emocione, të cilat ishin të pranishme deri në fund. Genç Kalemler njëjtë sikurse edhe në përballjen e parë shënoi fitore 2:3, ndërsa për këtë duhet falënderuar edhe portierin Ammir Jashar, i cili në minutat shtesë priti penaltinë e Florent Osmanit, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës së tij.
Korabi ishte superior në përballjen në Kërçovë ndaj Vëllazërimit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 1:4. Lideri aktual Struga Trim Lum në Tetovë barazoi 1:1 me Teteksin, teksa Pelisteri falë dopietës së Bllagojçe Gllavevskit mundi Goblen Junior me rezultatin 2:0.
Java e 12-të në Ligën e Dytë Perëndim mbyllet të dielën me ndeshjen midis Labunishtës dhe Skopjes, ku vendasit do të kërkojnë hakmarrje për atë disfatë të parë 6:0 në Shkup, dhe njëherit të marrin kryesimin e tabelës së klasifikimit.
LDFM – Perëndim, Java XII | ||
Gostivari | 2 – 3 | Genç Kalemler |
Pelisteri | 2 – 0 | Goblen J. |
Teteksi | 1 – 1 | Struga Trim & Lum |
Vëllazërimi | 1 – 4 | Korabi |
Е diel: | ||
Labunishta | 13:30 | Skopje |