Raxha Naingolan, i cili u dëmtua në derbin ndaj Milanit mund të rikthehet që në ndeshjen e së shtunës. Nesër ‘neroaxurrët’ do të luajnë si vendas përballë Xhenoas, ndërsa belgu 30-vjeçar ishte lënduar që dy javë më parë.
‘Ai është pjesë e grupit për ndeshjen e nesërme. Mund të luaj rreth 30 minuta’ – tha trajneri Luçiano Spalleti.
Interi aktualisht mban pozitën e 3-të me 22 pikë, duke ndjekur dyshen Juventus dhe Napoli që renditen në dy pozitat e para me 28, respektivisht 25 pikë.
‘Shpresojmë të vazhdojmë me paraqitjet e mira dhe ti harrojmë ato ndeshje të këqija, në të cilat nuk kemi marrë pikë’ – shtoi Spalleti para mediave gjatë ditës së sotme.