Napoli i Hysajt superior, vazhdon ndjekjen e Juventusit (VIDEO)

Napoli ka demoluar Empolin në ndeshjen e parë të javës së 11-të në ‘Serie A’, duke e mundur me rezultatin 5:1. Vendasit në ‘San Paolo’ dolën me një formacion eksperimental, në të cilin mungonin shumë titullarë, njofton ‘infOSport.mk’.

Megjithatë kjo nuk ndikoi në lojën e  ‘napolitanëve’, të cilët shtuan edhe 3 pikë të tjera në konton e tyre, pas golave të shënuar nga Lorenco Insinje (9’), Dris Mertens (38’, 64’, 93’) dhe Arkadiush Milik (90’).


Golat nga ndeshja Napoli – Empoli mund ti ndiqni KËTU.


Golin e vetëm në këtë ndeshje për mysafirët e realizoi Françesko Kaputo në minutën e 58-të. Karlo Ançeloti me vetëdije në këtë ndeshje kishte bërë plotë 7 zëvendësime, ndërsa gjithashtu kishte vendosur që reprezentuesin shqiptarë Elseid Hysaj ta spotojë në krahun e majtë të mbrojtjes, për ti lënë vend në të djathtë francezit Kevin Malkuit.

Me këtë fitore Napoli ngushton në vetëm 3 pikë epërsinë e Juventusit, që vazhdon të kryesojë renditjen me 28 pikë. Kampionët në fuqi ndeshjen e tyre të javës së 11-të do ta zhvillojnë të shtunën në mbrëmje ndaj Kaljarit në Torino.

Leave a Reply