UEFA ka publikuar kandidatët potencial për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve dhe Liga Europës.
Munihu dhe Shën Petërburgu janë dy qytetet e përzgjedhura nga UEFA për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2021.
UEFA përmes faqes zyrtare ka bërë me dije që këto dy qytete do të duhet të kompletojnë kandidaturën e tyre para 15 shkurtit të vitit 2019-të, kurse vendimi do të merret në muajin maj të vitit të ardhshëm në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Kurse sa i përkët kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian, Liga Europës, kandidaturat i kanë shpallur, Viena (Austri), Tbilisi (Gjeorgji) dhe Sevilja (Spanjë).