Milani fitoi, mirëpo barazoi një antirekord të vjetër prej 85 vitesh

Milani mbrëmë arriti një fitore dramatike 2:1 ndaj Xhenoas, duke u ngjitur në pozitën e katërt në renditjen më të re të ‘Serie A’, mirëpo ‘kuqezinjtë’ sërish nuk arritën të mbajnë rrjetën të paprekur. ‘Rossonerët’ kanë pranuar gol në të gjitha 10 ndeshjet kampionale, një gjë kjo që nuk ju kishte ndodhur që nga sezoni i largët 1932/33.

Për herë të fundit që Milani e kishte ruajtur rrjetën të paprekur, ishte ndeshja e 15 prillit kur ndaj Napolit barazoi pa gola, pas së cilës ndeshje filloi serinë prej 16 ndeshjeve me të paktën një gol të pranuar.

Për herë të fundit Milani një seri të këtillë negative kishte përjetar gjatë sezonit 1946/1947.

Leave a Reply