Mbrëmë në kuadër të 1/8 së finales së ‘Carabao Cup’ në ‘Stemford Brixh’ u takuan Çelzi dhe Derbi Kaunti. Kjo e fundit tashmë udhëhiqet nga ish legjenda e skuadrës londineze, Frank Lampard, kontributin e të cilit nuk e harrojnë asnjëherë edhe vetë tifozët e Çelzit.
Edhe pse mbrëmë Lampard ishte në rolin e kundërshtarit, respekti për të nuk mungoi. Atij iu bë një pritje madhështore, ndërsa i njëjti ua riktheu respektin me duartrokitje.
Në fund Çelzi u kualifikua për në çerekfinale, pas fitores 3:2.