Pas shkarkimit të Julen Lopetegit, zgjidhja e përkohshme e drejtuesve të Realit të Madridit në postin e trajnerit është ish futbollisti i tyre, Santiago Solari.
Referuar rregullave të Ligës Spanjolle, 42- vjeçari do të drejtojë ekipin për një periudhë dy javore, kohë në të cilën Real Madrid do të duhet të gjejë trajnerin e përhershëm. Gjatë kësaj periudhe, janë diskutuar shumë emra të njohur që flitet se do të marrin drejtimin e kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës.
Në mënyrë të veçantë, aktualisht ka 20 trajnerë që nuk kanë një ekip për momentin, disa prej të cilëve janë përfolur edhe si kandidatura potenciale, në mesin e të cilëve janë edhe Antonio Konte, Mihajll Laudrup, Roberto Martinez dhe Mauricio Poçetino. Pikërisht këta dy të fundit nuk ndodhen në foton më poshtë, mirëpo janë dy preferencat e kapitenit të ‘madrilenëve’, Serhio Ramos.