Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gjilani i Kosovës, Xherdan Shaqiri, duket se ka gjetur besimin e munguar tek anglezët e Liverpullit. Në adresë të tij tifozët po thurin elozhe, ndërsa
krahas tifozëve, vlerësime dhe fjalë pozitive nuk kursehen të japin edhe ish-legjendat e klubit nga ‘Enfilld Roud’.
Njëri prej tyre është edhe Xhon Oldrixh, i cili ka thënë fjalët më të mira për shtatshkurtrin me origjinë nga Kosova.
“Kur Shaqiri hyri në fushë ndaj Kardifit, loja jonë ndryshoi dhe ne u bëmë të paparashikueshëm. Na kishin ngulur në mbrojtje para se ai të vinte në fushë, më pas ai me eksperiencën e tij, me pasat dhe lëvizjet e shkëlqyera ndryshoj gjithçka. Dhe goli gjithashtu. E ka vendosur veten në një pozicion të mirë. Ai është absolutisht i shkëlqyer. Mendoj se Shaqiri për 13 milionë sterlina ishte goditja më e mirë e merkatos verore”, – tha Oldrixh.