FC Shkupi ka shënuar edhe fitoren e tretë dhe të dytën nën drejtimin e trajnerit të ri Umit Karan, duke mundur sot minimalisht në Çair skuadrën e Akademia Pandev, njofton ‘infOSport.mk’.
Skuadra ‘bardhekaltër’ nga Çairi e dominoi në tërësi këtë ndeshje, ndërsa më së miri flasin edhe rastet e krijuara para portës kundërshtare, ndërsa vetëm në mnutën e 71-të me anë të Viktor Angellov gjetën rrjetën e Çubrakoviç.
Angellov përveç golit të shënuar bëri një lojë shumë të mirë, ndërsa me golin debutues në ndeshjet kampionale i siguroi tre pikët e plota skuadrës së tij, që tashmë është larguar nga pozita e fundit në renditje.
Me 12 pikë të tubuara FC Shkupi ndodhet në pozitën e 9-të, ndërsa edhe përkundër kësaj disfate Akademia Pandev vazhdon të mbajë pozitën e tretë në tabelë, pas dyshes Vardari, Shkëndija.