Vardari fiton vetëm në frymën e fundit!

Vardari ka regjistruar fitoren e 6-të në 6 ndeshjet e fundit kampionale ndaj Makedonija GJ.P, skuadër kjo që në fillim të këtij muaji e kishte eliminuar nga kupa liderin aktual të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’. Pikërisht fitorja e sotme e Vardarit ishte si një lloj hakmarrje për këtë eliminim, ndërsa edhe për tre disfatat në përgjithësi gjatë këtij viti.

Përveç fitores në ndeshjen e dytë të Kupës (2:1), Makedonija Gj.P e kishte mundur Vardarin gjithashtu edhe në dy ndeshje tjera miqësore (1:0, 3:0).

Pra plotë 6 ndeshje të zhvilluara brenda 65 ditëve mes këtyre dy skuadrave, ku në fund Vardari iu gëzua fitores së dytë kampionale, pas asaj fitore minimale në stadiumin e Maxharit.

Ishte braziliani Lira, ai i cili në minutën e  19-të kaloi në epërsi Vardarin, që në pushim shkoi me epërsinë minimale 0:1. Makedonija Gj.P barazoi shifrat në minutën e 54-të me anë të kapitenit Bobi Bozhnovski barazuan shifrat në 1:1, ndërsa kur shumica e të pranishmëve në stadium menduan se skuadrat do të ndajnë pikët, Vardari në frymën e fundit arriti që të shënojë dy gola, transmeton ‘infOSport.mk’.

Fillimisht Darko Micevski në minutën e 90-të topin e devijuar nga mbrojtësit vendas e dërgoi në rrjetë, ndërsa në minutën e 3-të shtesë, Jovan Popzlatanov realizoi edhe golin e tretë për Vardarin, skuadër kjo që në këtë mënyrë falë kësaj fitore vazhdon të kryesojë renditjen, tashmë me 27 pikë, dy më shumë se Shkëndija, që gjithashtu kishte shënuar fitore në transfertën në Strumicë ndaj Bellasicës.

Leave a Reply