Janë mbyllur ndeshjet e javës së 12-të në elitën e futbollit vendor, njofton ‘infOSport.mk’. Shkëndija ka arritur edhe fitoren e tretë me rradhë, duke mundur Bellasicën në transfertë 0:2, ndërsa Vardari me dy gola të shënuar në minutat e fundit të takimit me rezultatin 1:3 si msaufir mundi Makedonija GJ.P.
Një fitore me shumë vlera arriti FC Shkupi, që në Çair me rezultatin minimal 1:0 mundi Akademia Pandevin falë golit të shënuar nga Viktor Angelov në minutën e 75-të, teksa ndeshja në Tetovë midis Renovës dhe Sileksit u mbyll me barazimin 1:1. Edhe këtë herë për ‘gjipspunuesit’ shënoi sulmuesi i talentuar Vlatko Stojanovski, i cili në minutën e 78-të pas dy tentativave arriti që të mposht portierin Stefanoviç.
Fitores në ndeshjet e sotme iu gëzua edhe Rabotniçki, që dominoi ndeshjen në tërësi ndaj Pobedës, duke mundur këta të fundit me rezultatin 3:1. Vlen të ceket se në këtë ndeshje për skuadrën nga Prilepi, sërish shënoi sulmuesi amerikan Nvabueze.
LPFM, Java XII | ||
Bellasica | 0 – 2 | Shkëndija |
Makedonija Gj.P | 1 – 3 | Vardari |
Rabotniçki | 3 – 1 | Pobeda |
Renova | 1 – 1 | Sileksi |
Shkupi | 1 – 0 | A. Pandev |