Drejteusit e Milanit janë duke menduar t’ia rrisin klauzolën mesfushorit të tyre spanjoll, Suso.
Mediet italiane shkruajnë se drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Leonardo dëshiron të rris klauzolën e spanjollit, e cila aktualisht ka shifrën e 40 milionë eurove.
Suso është një nga futbollistët kryesor te skuadra e Xhenaro Gatuzos, ndërsa performanca e tij e shkëlqyeshme me fanellën ‘kuqezi’ ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen disa skuadra të mëdha evropiane.
24-vjeçari Suso gjatë këtij edicioni në ‘Serie A’ në 9 ndeshje me Milanin ka regjistruar 3 gola dhe 7 asiste.