Sot në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 10-të në Ligën e Dytë – Lindje, njofton ‘infOSport.mk’. Ndeshja më interesante e kësaj jave do të zhvillohet në Gjevgjeli, aty ku mejdanin do të ndajnë Kozhuvi i Emir Skenderit dhe Tikveshi, skuadër kjo që në 8 ndeshje të zhvilluara nuk dinë për disfatë. Të dyja skuadrat kanë pasur shumë kohë për të përgatitur për këtë ndeshje, shkaku i pauzës për shkak pjesëmarrjes së përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, e më pas edhe të përfaqësueses amatore, e cila kryesisht përbëhej me futbollistë nga Liga e Dytë Lindje.
‘Jemi të gatshëm për këtë ndeshje derbi. E dimë se Tikveshi nuk ka humbje këtë sezon, por neve jemi gati për t’ia shkaktuar disfatën e parë. Atmosfera është e shkëlqyeshme në taborin tonë, ashtu që mendojmë vetëm për tre pikët në këtë ndeshje’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ futbollisti shqiptarë i Kozhuvit, Emir Skenderi.
Lideri aktual, Boreci, ku me mjaft sukses po paraqiten dy shqiptarët Burhan Mustafa dhe Leonard Kallaba është favorit absolut në përballjen ndaj Detonit Junior, njëjtë sikurse edhe Bregallnica përballë Vardar Negotinës, teksa në dy ndeshjet e fundit të ditës Partizan Obrshani do të mirëpret Sasa-n, ndërkohë Plaçkovica ekipin surprizë të këtij edicioni, Kit Go.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:30.
LDFM, Java X | ||
Boreci | 30.10. 13:30 | Detonit J. |
Bregallnica | 30.10. 13:30 | Vardar N. |
Kozhuvi | 30.10. 13:30 | Tikveshi |
Partizan O. | 30.10. 13:30 | Sasa |
Plaçkovica | 30.10. 13:30 | Kit Go |