Shqiptari vendimtar për golin në derbi, vazhdon referimin edhe në suaza Europiane

Arbitri shqiptarë, Kushtrim Lika që nxiti shumë polemika në derbin Vardari-Shkëndija me vendimin e tij të dhënë për golin Izair Eminit dhe që në fund rezultoi të jetë i drejtë, vazhdon të ushtrojë profesionin e tij edhe jashtë Maqedonisë, duke u deleguar për ndeshje europiane që organizohen nga UEFA.

Lika së fundmi ishte pjesë e arbitrave në takimin Sloveni-Maltë të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Europianin deri më 17 vjeç.  Takimi u zhvillua në Kranj të Sllovenisë, ndërsa u mbyll me fitore 2:1 të vendasve.

Kushtrim Lika edhe më herët ka referuar ndeshje europiane nën emblemen e UEFA-së. /InfOSport.mk

 

Leave a Reply