Një pamje e trishtë dhe e dhimbshme sot në stadiumin e Tetovës që tregon qartë ikjen e rinisë dhe zbrazjen e Tetovës. Dy fotografi të realizuara në dy vite të ndryshme në vitin 2016 dhe 2018, kampionati i njëjte, kundershtari i njëjtë i Shkëndijës, stina e njëjtë, vetëm njerëzit nuk janë njëjtë, pjesa më e madhe e tyre mungojnë për shkak se janë larguar në drejtim të vendeve të Europës perëndimore për të ndërtuar të ardhmen e tyre atje.
Numri i të rinjve që largohen nga vendi drejt vendeve evropiane për punë dhe jetë më të mirë vijon të jetë i lartë. Statistikat e fundit tregojnë se rreth 25% e të rinjve me arsim të lartë kanë braktisur vendin për të punuar në vende të tjera. Ndërsa, sipas hulumtimit të kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup mbi 60 % e kuadrit nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur nga vendi për një të ardhme më të mirë. Kushtet e vështira ekonomike, hapësira e vogël që të rinjtë të shfaqin aftësitë dhe potencialin e tyre, pagat e vogla, pasuguria, mungesa e perspektivës, papunësia shpesh i detyron të rinjtë të marrin vendime jo të lehta, pra të ikin nga vendlindjet e tyre, që të gjejnë një të ardhme më të mirë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, pjesa tjetër e të rinjve të Tetovës dhe përgjithësisht të Maqrdonisë që ende qëndrojnë këtu nuk janë optimist për të ardhmen tyre në vendlindje dhe sapo të i’u jepet mundësia edhe ato do të ikin.
Trendi i ikjeve çdo ditë është duke u rritur pavarësisht thirrjeve të politikanëve për të mos ikur se edhe këtu do të krijohen kushte për një jetë më të mirë nuk ka kryer punë. Edhe pse shteti nuk ka një statistikë të qartë sa shtetas të Maqedonisë janë larguar jashtë shtetit megjithatë rradhët e gjata para ambasadës Gjermane dhe dhjetëra autobusët që çdo ditë nisen nga qytete të ndryshme të Maqedonisë edhe nga Tetova flasin shumë qartë se këto qytete dhe Tetova po zbrazen. (Tv Koha)