Gola dhe emocione në San Siro aty ku Milani i Gattusos shmangu në një farë mënyre krizën duke mposhtur 3-2 Sampdorian dhe duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, në pritje për të rikuperuar sfidën e prapambetur të javës së parë ndaj Genoas që do të luhet këtë mesjavë. Në San Siro kuqezinjtë një skuadër gjenoveze pikërisht Sampdorias ndaj të cilës fituan një sfidë të çmendur 3-2. Ishte sfida e sulmuesve kjo për kuqezinjtë pasi realizuan të tre lojtarët e repartit të avancuar.
Pas vetëm pak minutash lojë, Cutrone kaloi në avantazh skuadrën e Gattusos, por shumë shpejtë Sampdoria shokoi Milanin me protagonist një ish kuqezi Ricardo Saponarën i cili fillimisht shënoi vetë dhe më pas i dha një asist perfekt Quagliarellas i cili mposhti Donnarumman për herë të dytë. Megjithatë në minutën 36-të Cutrone dhe Higuain u lidhën në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin me argjentinasin që mposhti Auderon duke barazuar shifrat. Golin e fitores për Milanin e realizoi Suso me një goditje të bukur nga jashtë zone. Milani vuajti por arriti të menaxhonte rezultatin deri në fund duke marrë një fitore me shumë vlera që çliroi disi Gattuson në stol. /SS/