Shkëndija fiton, Renova e ndihmon duke ndalë Vardarin, humb FC Shkupi

Java e 11-të rezultoi shumë pozitive për skuadrat vendase, pasi në 4 ndeshje nga gjithsej 5, fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e vetme që arriti të marrë një pikë në transfertë ishte Renova, që barazoi pa gola me liderin aktual Vardarin, duke e ndihmuar në këtë mënyrë Shkëndijën që të ngushtojë diferencën tashmë në vetëm dy pikë. Kjo për faktin se Shkëndija e shfrytëzoi terrenin vendas dhe mundi me rezultat bindës (5:1) Makedonija Gj.P. Nga dy gola për ‘kuqezinjtë’ realizuan sulmuesit Besart Ibraimi dhe Valmir Nafiu, ndërsa një gol tjetër realizoi Visar Musliu. Golin e nderit për mysafirët në këtë përballje e realizoi ish futbollisti i Shkëndijës, Hristijan Kirovski.

Akademia Pandev ishte superiore në derbin e Strumicës, duke mundur Bellasicën me rezultatin 3:0, FC Shkupi u mund në Manastir përballë Pobedës me rezultatin 2:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Sileksi mundi Rabotniçkin në Kratovë.

LPFM, Java XI
A. Pandev 3 – 0 Bellasica
Pobeda 2 – 0 Shkupi
Shkëndija 5 – 1 Makedonija Gj.P 
Sileksi 2 – 0 Rabotniçki 
Vardari 0 – 0 Renova

Leave a Reply