Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski pas publikimit të listave për futbollistët e grumbulluar për ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi dhe Bullgarinë ka folur për pritjet e tij për dy ndeshjet dhe futbollistët që do të ketë në përbërje.
“Për mua si seleksionues i përfaqësueses U 21 eliminatoret për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2019 në Itali fillojnë me ndeshjen kundër Malit të Zi. Duelin me Malin e Zi do ta shfrytëzojmë si provë e fundit për potencialin e futbollistëve të caktuar, posaçërisht atyre të cilët nuk ishin pjesë e kampeve selektive për arsye objective (lëndime, angazhime në klube apo minutazhë të pamjaftueshme në klube). Kjo është mundësi e vërtetë për Dorjan Babunskin, Benjamin Demir, David Atanaskoski, Nikolla Kuleski, Stefan Jeftovski dhe Taulant Seferi për të dëshmuar cilësitë e tyre dhe të dëshmojnë se mund të llogarisim në të ardhmen për ta në ndeshjet kualifikuese”, deklaroi Milevski.
“Për fat të keq nuk kisha mundësi të thërras Kalvin N’Sombo për shkak të faktit se nuk ka angazhim në ekip për momentin, shpresoj në një të ardhme të afërt ta zgjidhë statusin e tij dhe sërish të jetë në konkurencë për paraqitje në ekipin përfaqësues”, shtoi udhëheqësi i shpresave të Maqedonisë.
Katër ditë pas ndeshjes me Malin e Zi, shpresat e vendit do të luajnë kukndër Bullgarisë në të cilën do të paraqiten futbollistët që pritet të paraqiten në Kampionatin Evropian në Poloni, të cilëve do t’u bashkangjiten edhe disa lojtarë nga përfaqësuesja A.
“Në ndeshjen e dytë kundër Bullgarisë do të llogarisim në futbollistët të cilët siguruan kualifikim në KE në Poloni, të plotësuar me disa nga përfaqësuesja që përgatisim për ciklin e ardhshëm kualifikues. Kjo do të jetë ndoshta testi i fundit para Kampionatit Evropian dhe për këtë arsye të gjithë duhet maksmialisht seriozisht të kuptojmë detyrën dhe në këtë ndeshje të luajmë në nivelin e eliminatoreve dhe të mbajmë qëndrimin ndaj fanellës së Maqedonisë, diçka që karakterizon këtë përfaqësuese”, shtoi Milevski.