Fatih Ismaili ka shënuar edhe golin e tretë personal me fanellën e Gostivarit (2 në kampionat dhe një në Kupë), mirëpo skukadra e tij sërish u mund, kësaj rradhe në transfertën në Autokomandë ndaj Skopjes, njofton ‘infOSport.mk’.
Gostivari pësoi disfatë 1:2, ndërsa që të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.
Viktor Dimkov në minutën e 59-të kaloi në epërsi Skopjen, ndërsa golin e barazimit Fatih Ismaili e realizoi në minutën e 76-të.
Ishte ky edhe një super gol tjetër i futbollistit shkupjan, i cili kësaj rradhe shënoi me të djathtën e tij nga një distancë prej 20 metrash.
Mirëpo gëzimi i futbollistëve të Gostivarit nuk zgjati shumë, pasi vetëm 3 minuta më pas Milan Ristovski shënoi golin e fitores për Skopjen, skuadër kjo që tashmë me 14 pikë renditet në pozitën e 5-të, ndërkohë Gostivari me 16 pikë renditet në pozitën e 4-të.