Ish ylli portugez i futbollit, Luis Figo e di shumë mirë se për cilin lojtar ka nevojë Reali i Madridit, tani që nuk ka më në gjirin e tij Cristiano Ronaldon.
Portugezi që më herët ka luajtur për Barcelonën, Realin dhe Interin, tha për DAZN se Eden Hazard i duhet skuadrës kampione në fuqi të Evropës, që aktualisht nuk po kalon një moment të mirë.
“Hazard është një lojtar i madh, një nga më të mirët në këtë moment dhe mendoj se, siç e ka shprehur vetë ai, do i pëlqente të luante me Realin”, deklaroi Figo.
Belgut i skadon kontrata me Chelsean qershorin e vitit 2020, por ai ka deklaruar se ëndërron të luajë me Realin, ndonëse ka pranuar se do të ishte i lumtur edhe po të mbetej në Londër.