E dhimbshme, kampioni i Kosovës në futsall tërhiqet nga garat!

Kampioni i Kosovës në futsall është tërhequr nga garat. Në njoftimin e publikuar në Facebook nuk zbulohen arsyet e tërheqjes, duke potencuar megjithatë se ky vendim ishte shumë i dhimbshëm.

Më poshtë ju sjellim në tërësi njoftimin e publikuar të skuadrës nga Drenasi, që këtë vit prezantoi Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Dëshpëruese…

Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv.

Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj.

Duke falënderuar mbështetësit e deritanishëm dhe gjithë akterët pjesëmarrës në skuadër, lojtarët e deritanishëm, trajnerët dhe staffin e tyre përcjellës , urojmë që të jemi skuadra e fundit e sportit kosovar që merr një vendim të tillë.

Falënderime të përzemërta për tifozët tanë të veçantë nga qyteti i Drenasit, dhe jo vetëm.

Suksese në vazhdimsi dhe falënderime të gjitha skuadrave rivale që kemi patur deri sot.

Feleminderit Kosovë, UEFA dhe ju dashamirë të sportit, ne shpresë që institucionet shtetërore ta kuptojnë faktin se sporti nuk mbijeton pa ndihmën e tyre’.

Leave a Reply