Gatuzo: Grushtet i meritoj unë, mos mi prekni futbollistët e mi

Humbja në derbi ka hapur një çështje te Milani dhe tashmë i akuzuari kryesor është trajneri Xhenaro Gatuzo, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes së Liga Europa përballë Betisit, ka folur për gjithçka.

Ka mbrojtur futbollistët, idetë e tij, por sidomos ka sqaruar edhe raportet me drejtuesit e klubit. Trajneri kuqezi u ndal edhe te Gonzalo Higuain.

Pikët e humbura – Duhet të kemi më shumë kujdes, por nuk i duhet shkuar pas fatit të keq. Duhet të gjendemi gati, të bëjmë sa më pak gabime. Te goli që pësojmë ka disa gabime, jo vetëm Donaruma. Nëse shkojmë të analizojmë golat që kemi pësuar ka gjithmonë diçka, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Nuk mund të kthehemi mbrapa, duhet të përmirësohemi në Milanello. Ka shumë presion te ne. Jam këtu prej thuajse një viti, në kampionat kam humbur gjashtë ndeshje. Duket sikur kam humbur të gjitha ndeshjet… Uroj të vazhdojë dhe të kapen me mua. Dua që lojtarët e mi të lihen të qetë. Përgjegjësi jam unë dhe më takon të marr goditjet e grushtet. Kemi detyrim të bëjmë sa më pak gabime’.

Raporti me klubin – Është folur për Donadoni si pasues apo emra të tjerë. Gatuzo përgjigjet kështu: ‘Bëj trajnerin, e di që kur nuk vijnë rezultatet jam në diskutim. Kam pësuar presione më të mëdha, këtu nis të flitet me emra. Me Leonado dhe Maldini kam ballafaqim çdo ditë, i tregoj si e shoh unë dhe ata më thonë si e shohin… i themi gjërat në sy. Ajo që ka ndodhur me Leonardo ka ndodhur vite më parë, tani ka respekt’.

Futbollistët – ‘Futbollistët duhet të japin maksimumin për fanellën, duhet të mendoj që të shprehen në maksimum. Disa agjentë po më çajnë kokën… Nëse disa flasin keq për mua nuk më ndryshon jeta. Jam trajner i ri, ka ngjitje por edhe rënie. Vazhdoj të bëj punën time. Forcën ma jep puna e përditshme. Jam i kënaqur kur fitohet ndeshja dhe jo kur lojtarët flasin mirë për mua’.

Post derbi – ‘Duhet ta rinisim gjithçka. Hidhërimi mbetet, atë që thashë pas konferencës e rithem. Ndeshja nuk u përgatit për barazim, në nivel karakteri skuadra më pëlqeu. Nuk bëmë atë që kemi pikën më të fortë, pra mbajtjen e topit. Patëm frikë. Nuk duhet flakur çdo gjë’.

‘Kur luan për 0-0 vendosesh 4-5-1, vendos autobusin. Nuk hodha në fushë ekip për t’u mbrojtur. Luajtëm keq teknikisht por jo për barazim. Pse thoni kështu?!’.

Higuain – ‘Nuk kemi qenë ne të aftë që Gattuso të merrte pasimet  e duhura. Le të themi që 30% është faji i tij, ndërsa 70% faji i skuadrës dhe i imi. Përgjegjësia bie mbi të gjithë kolektivin. Nuk është hera e parë që luanim ndaj një ekipi të fortë. Në 10-15 minuta e para u nxeh, me të drejtë. Bëri dy lëvizje që i bën zakonisht dhe pret pasimin, që nuk ia dhamë’.

Betis – ‘Eshtë një skuadër që në Madrid ka bërë 65% kontroll topi, shënon pak por ka cilësi. Luan me një mbrojtje me 3. Do të jetë një ndeshje e sikletshme. Do të zbresë në fushë formacioni më i mirë’.

Të ardhurit e rinj – ‘Në këtë moment, Kastilehjo nuk ka luajtur shumë, por ka luajtur. Laksalt ka bërë disa pjesë, Bakajoko në Europë ka qenë gjithmonë titullar, si Reina. Jam i kënaqur që kanë ardhur, në nivel taktik kanë hasur vështirësi dhe duhet kohë. Por, jam krenar dhe i kënaqur që i stërvis’.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply