“Halk Bank” është sponsori i ri Federatës së Hendbollit të Maqedonisë. Këta të fundit në krye me presidentin Zhivko Mukaetov prezantuan sot sponsorin e ri në prag të ciklit të ri kualifikues për Europianin e hendbollit që do të zhvillohet në vitin 2020.
“Është nder për mua që sot ndodhem këtu dhe e falenderojë Bilal Suxhubashin që me “Halk Bank” bëhet sponsor i jonë i ri. Është e bukur kur kjo bankë i njeh vlerat e shtetit tonë dhe të hendbollit si sporti numër një në Maqedoni. I bindur jam se ky bashkëpunim do zgjasë shumë dhe do të shijojmë suksese të reja në periudhën që pason”, tha kreu i FHM-së Zhivko Mukaetov.
Në prezantimin e sponsorit të ri para mediave në konferencën për shtyp të pranishëm ishin edhe seleksionuesi i përfaqësueses së hendbollit të Maqedonisë Raul Gonzales si dhe kapiteni Kiril Lazarov. Maqedonia nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë të kualifikueseve për EURO 2020 ndaj Turqisë në palestrën “Boro Çurlevski” në Manastir, duke nisur nga ora 20:45.