Fundjavën që lamë pas në elitën e futbollit vendor u zhvillua derbi i madh midis Vardarit dhe Shkëndijës. Si gjithnjë edhe kjo ndeshje pati shumë polemika, ndërsa në qendër të vëmendjes doli të jetë portieri Filip Gaçevski i Vardarit, i cili protestoi shumë ashpër ndaj arbitrit anësor, Kushtrim Lika, pas atij goli të parë të shënuar nga Izair Emini në minutat shtesë të pjesës së parë.
Kërçovari Lika sinjalizoi drejt arbitrit kryesor Marjan Markoski se ishte gol dhe se topi kishte kaluar vijën fatale të golit, mirëpo me një gjë të tillë nuk pajtohej edhe portieri i vendasve, i cili së fundmi është bërë objekt talljeje nga disa të rinjë shqiptarë, të cilët kanë vendosur që gjithë aksionin dhe atë që ndodhi në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari ta improvizojnë në një fushë futbolli në një nga fshatrat e qytetit të Shkupit.
Për më shumë shihni video materialin në vijim:
Gaçevski bëhet objekt talljeje nga disa të rinjë 😂👇
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 24 октомври 2018 г.