Numri një i shtëpisë së futbollit të Maqedonisë, z. Muhamed Sejdini të martën ka qëndruar në vizitë pune në Prishtinë, ku është pritur nga presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi. Vizita e Sejdinit është vlerësuar e rëndësishme nga pala kosovare që kanë komunikuar lajmin në faqen e tyre zyrtare. Muhamed Sejdini në shoqëri të zëvendës sekretarit të përgjithshëm të FFM-së, Drilon Ganiu u prit nga kreu i FFK-së Ademi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe anëtarit të KE, Xhelal Broja.
Palët e të dy federatave biseduan rreth futbollit në kampionatet respektive si dhe për ecuritë e përfaqësueseve në kompeticionin e ri të UEFA-së, Liga e Kombeve. Gjithashtu në interes të dy federatave, Sejdini dhe Ademi shprehën interesim për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin mes vete dhe se këmbimi i përvojave do ta ndihmonte edhe më shumë zhvillimin e futbollit në të dyja vendet. /InfOSport.mk