Juventusi mundi Manester Junajtedin në ‘Old Traford’ falë golit të shënuar nga Paolo Dybala që në pjesën e parë, ndërsa sipas trajnerit Murinjo meritën më të madhe për një gjë të tillë e ka dyshja mbrojtëse, Bonuçi dhe Kielini. Kjo për shkak se ‘Djajtë e Kuq’ si asnjëherë më parë nuk arritën që të rrezikojnë apo të krijojnë raste para portës kundërshtare në stadiumin e tyre.
‘Sonte luajtëm ndaj një prej kandidatëve më të mëdhenj për të triufmuar në Ligën e Kampionëve. Juventusi gjatë pjesës së parë duhet pranuar se thjeshtë na e fshehu topin. Dhamë më të mirën nga vetja, atë që mundem, në fund mund të siguronim edhe një pikë. Kielini dhe Bonuçi janë dy super mbrojtës, mund të hapin një kadetër dhe të ligjerojnë për mbrojtje në Harvard. Ne kemi problemet tona, isha i detyruar që të luaj me 11-shen e njëjtë që luajtëm edhe ndaj Çelzit. Nuk mund të konsideroja as te Fellaini si alternativë” – tha Murinjo në konferencën për shtyp.
Pas kësaj disfate Junajtedi mbetet në pozitën e dytë me 4 pikë, kjo edhe shkaku i barazimit në takimin tjetër të grupit H midis Jang Bojsit dhe Valencias, teksa Juventusi me pikë maksimale (9), kryeson renditjen.