Kampioni i UFC në kategorinë e lehtë, Khabib Nurmagomedov ka zhvilluar një takim me shefin e Federatës së boksit të Rusisë, me të cilin ka folur rreth detajeve për ndeshjen kundër Flojd Mejvedhër.
‘Sot kisha një takim me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së boksit të Rusisë, Umar Kremlov. Kemi folur për meçin ndaj Mejverdhër. Dëshirojmë që kjo luftë të zhvillohet në Moskë në stadiumin legjendarë ‘Luzhniki’. Besojmë se do të tubojmë 100 000 tifoz, ndërsa gjithashtu do të arrijmë një rekord botëror rreth shitjes së të drejtave. Më e rëndësishme është se në këndin tim do të qëndrojë babai im, në Moskë nuk i nevojitet vizë. Edhe një pyetje për fansat e mi: A besoni në mua? Apo ndoshta mendoni se ai do të më fitonte në boks’ – kishte shkruar Khabib Nurmagomedov në profilin e tij zyrtarë në ‘Instagram’.