Pas plotë 20 ditëve rikthehet sonte Liga më prestigjioze europiane, Liga e Kampionëve, ndërsa pa dyshim se ndeshja që zgjon më shumë interesim ëshët ajo midis Mançester Juanjtedit dhe Juventusit në kuadër të grupit H.
Aktualisht Juventusi me pikë maksimale (6) nga dy ndeshjet e para, mban pozitën e parë në renditje, teksa Junajtedi ka dy pikë më pak. Megjithatë që të dyja skuadrat pas dy xhirove të para mund të lëvdërohen se nuk kanë pranuar asnjë gol, ndërsa mbetet të shihet nëse kështu do mbetet edhe pas takimit të sontshëm që pritet me shumë entuziazëm nga tifozëritë e të dyja klubeve, ndërsa më poshtë ju njohim me disa të dhëna dhe kuriozitete rreth këtij takimi:
- Herën e fundit, kur Mançester Junajtedi dhe Juventusi janë përballur mes tyre, ishte në fazën e dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve, edhe atë gjatë sezonit 2002-2003. Atë kohë ‘Djajtë e Kuq’ ishin shumë më të mirë, duke triumfuar në të dyja ndeshjet. Në ‘Old Traford’ ndeshja ishte mbyllur me rezultatin 2:1, teksa në Torino rezultati ishte 3:0 në të mirë të anglezëve.
- Mançester Junajtedi i ka fituar tri ndeshjet e fundit zyrtare kundër Juventusit, një më shumë se ato të arritura në 9-të përballjet e tjera mes tyre (2 fitore, 2 barazime, 5 humbje).
- Sa herë që Mançester Junajtedi dhe Juventusi janë përballur në Europë, njëra nga skuadrat ka arritur edhe në finale të konkurrencës: Juventusi në “UEFA Cup” (1976-1977); në Kupën e Kupave (1983-1984), si dhe në Ligën e Kampionëve (1996-1997, 1997-1998 dhe 2002-2003). Mançester Junajtedi ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve (1998-1999).
- Juventusi dhe Mançester Junajtedi në garat europiane janë takuar në total 12 herë. Të dyja skuadrat kanë arritur nga 5 fitore, ndërsa dy ndeshje janë mbyllur me barazime.
- Mançester Junajtedi kishte arritur të mbajë rrjetën të paprekur në të dyja ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve kundër ‘bardhezinjve’. Në dy rastet e mëparshme, në të cilat “Djajtë e Kuq” nuk pësuan gol në tri ndeshjet e para, ata pastaj pushtuan finalen (në sezonet 2008-2009 dhe 2010-2011).
- Juventusi i ka fituar dy ndeshjet e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve (faza në grupe), duke shënuar pesë gola, pa pësuar asnjë. Më parë, tri herë bardhezinjtë i kanë fituar tri ndeshjet e para në këtë kompeticion: në sezonet 1995-1996, 2003-2004 dhe 2004-2005.
- Juventusi ka humbur vetëm 2 nga 23 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve (14 fitore, 7 barazime, 2 humbje). Të dyja humbjet i ka kundër skuadrave spanjolle.
- Poll Pogba ka marrë pjesë në të tre golat (dy gola dhe një asist) e shënuar nga Mançester Junajtedi këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Për francezin do të jetë kjo ndeshja e parë kundër ish-ekipit të tij të mëparshëm.
- Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo, ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve të zhvilluara kundër ish-skuadrës së tij.
- Vetëm lojtari i Ajaksit, Hakim Zijeç, ka më shumë goditje drejt portës (12), pa shënuar dot gol në këtë Ligë Kampionësh, sesa sulmuesi i Mançester Junajtedit, Markus Rashford (9 goditje).
- Në sfidën kundër Jang Bojs, Paulo Dybala u bë lojtari i katërt i Juventusit, që shënon një “hat-trik” në Ligën e Kampionëve, pas Inzaghit, Vidalit dhe Del Pieros. Në mesin e ekipeve italiane, vetëm Milani ka më shumë “hat-trika” në kuadër të këtij kompeticioni, gjithsej 5.