Ka vazhduar seria pozitive e Arsenalit. ‘Topçinjtë’ mundën Lesterin me rezultatin 3:1 në ndeshjen e fundit të javës së 9-të në Premierligë falë një pjesë të dytë të shkëlqyeshme, duke regjistruar edhe fitoren e 10-të me rradhë në të gjitha turnetë dhe të 7-tën në Premierligë.
Në këtë mënyrë Arsenali arriti që të barazohet me rivalët lokal, Çelzin dhe Totenhamin. Që të tre këto skuadra londineze kanë nga 21 pikë, dy më pak se dy skuadrat kryesuese Mançester Siti dhe Liverpulli.
Ektor Belerin në minutën e 31-të shënoi një autogol, ndërsa falë pasimit të tij Mesut Ozil në minutën e fundit të pjesës së parë barazoi shifrat në 1:1.
Bellerin edhe në golin e dytë të shënuar nga Pier Emerik Obamejang ishte në rolin e asistuesit, ndërsa gjithashtu morri pjesë edhe në shënimin e golit të tretë, që sërish ishte pjesë e Obamejang.