Rabotniçki gjatë ditës së djeshme doli fitues në derbin e dytë të javës së 10-të mes skuadrave nga Shkupi dhe Tetova, duke mundur Renovën në transfertë me rezultatin 2:0, njofton ‘infOSport.mk’.
Në këtë mënyrë ‘romantikët’ iu hakmorrën skuadrës nga Xhepçishti për disfatën në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, mirëpo kësaj rradhe me trajnerin e ri, Zhikica Tasevski, që bëri një debutim pozitiv në bankinën e skuadrës së tij të re, të vjetër.
Edhe te Renova në këtë ndeshje debutimin e tij bëri trajneri Nikolla Ilievski – Xhixhi, i cili dështimin e tij të parë me ‘gjipspunuesit’ do të tentojë ta kompenzojë në ndeshjen e rradhës kundër Vardarit.
Sa i përket fitores së katërt në kampionat të Rabotniçkit, ajo erdhi falë golave të shënuar nga Ostoja Stjepanoviç (26’) dhe Dushan Steviç (90+4’), me këtë të fundit që shënoi pas një super aksioni dhe asisti me dhembër nga ana e Oliver Peev .
Për më tepër ndiqeni videon më poshtë: