Sulmi i Real Madridit këtë vit është një nga më të dobëtit në histori. Në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm një gol në të gjitha garat, kështu që drejtuesit ‘madrilen’ po mendojnë që të sjellin ndonjë freski në këtë repart gjatë merkatos së janarit.
Në terren qarkullojnë fjalët për një marrëveshje të mundshme me Eden Hazard, por në letrat e tij Florentino Perez ka ndërmend një tjetër emër.
Sipas Radio COPE, Zlatan Ibrahimoviç do të ishte një nga emrat e studiuar nga lidershipi madrilen. Nëse sulmuesi suedez është tani 37 vjeç, ai po jeton një rini të dytë në futbollin amerikan te skuadra e Los Anxheles Galaksi.
Në 25 paraqitje me klubin nga MLS, ish-bomberi i PSZH-së ka shënuar plotë 21 gola, ndërsa gjithashtu ka regjistruar edhe 6-të asiste.
Nëse bashkohet me “Los Blancos”, Zlatan Ibrahimoviç do të konkuronte me Karim Benzema dhe Mariano Diaz për një fanellë titullari, lojtarë që kanë qenë jashtë efikasitetit për një muaj.